Erjona Paruca, sopranoja që i është bashkuar revoltës qytetare kundër Edi Ramës dhe klaës politike në tërësi, që e konsideron përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi, tha se Kryeministri është një komunist dhe i tillë do të mbetet.
Paruca, duke marrë fjalën në protestë, kishte një mesazh edhe për Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, i cili herë pas here ironizon protestuesit, përfshi edhe sopranon.
“Taulant Balla i lutej Zotit të më falte se jam mes jush këtu. i them Taulant Ballës që unë Zotit i kërkoj falje çdo ditë se ne të gjithë nuk jemi pa mëkate. Por ti Taulant Balla si do ia bësh, ku do të futesh?
Ti e more me të tallur çdo gjë tani të ka hyrë frika. Për çfarë vij këtu ishte një pyetje? Jam e përzënë nga Shqipëria, por jam fëmijë që jam rritur internimeve. Kur unë bërtas RB BB nuk është kot.
Jemi akoma të persekutuar politik. Edi Rama është një komunist dhe kështu do ngelet”, tha ajo.
Komunistet nuk vjedhin. Ata ishin kriminel por vjedh I shume me pak se Rama.Nunroni hajnite me naftën, me minierat, me doganat..Pirro vengu ne portin e Durrësit, Elisabeth spiropali, etj Baker,është, minierat e vjedhura me turko rus e kinez