
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se zgjedhjet po vijnë dhe bashkë me to edhe mundësia për t’i dhënë fund kaosit, arrogancës dhe bllokadës së krijuara.
Pas dështimit të VV-së për të arritur shumicën e nevojshme në Kuvend për të krijuar qeverinë, tani Presidentja Vjosa Osmani, do të duhet të dërgojë sërish vendin në zgjedhje të parakoshme.
“Zgjedhjet po vijnë, dhe bashkë me to mundësia për t’i dhënë fund kaosit, arrogancës dhe bllokadës. Kosova meriton lidership serioz. Tani është momenti të bashkohemi dhe ta kthejmë shtetin në binarët e duhur. LDK”, ka shkruar Hoti.
Lini një Përgjigje