Kosova29 Nëntor 2023, 15:18

Kreu i Gjykatës Speciale pritet me protesta në Kosovë, arrestohet kreu i PSD

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i Gjykatës Speciale pritet me protesta në Kosovë, arrestohet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas aksionit që ai me anëtarët e tjerë të PSD-së kanë ndërmarrë kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Përveç Molliqajt, raportohet se është arrestuar edhe sekretari organizativ i PSD, Nol Nushi, dhe aktivistët Zgjim Hyseni, Korab Korqa, Agron Kabashi dhe Gent Brahimi.

Pas arrestimit të kryetarit partia e PSD ka reaguar menjëherë duke bërë thirrje menjëherë për lirimin e aktivistëve të saj.

"Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste dhe e padrejtë. Rezistenca vazhdon. Zonja Trendafilova nuk është e mirëseardhur", thuhet në deklaratën e partisë.

Forca të shumta policore kanë "blinduar" ambientin ku po mbahet konferenca e Trendafilovas me shoqërinë civile.

Gjatë protestës, është hedhur edhe gaz lotsjellës nga aktivistët e PSD-së brenda ambientit ku planifikohej të mbahej takimi.

psd protestË arrestim