Kosova29 Nëntor 2023, 12:29

Takimi me ministrat e Jashtëm të NATO-s, Blinken: Aleanca diskutoi si të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me ministrat e Jashtëm të NATO-s, Blinken: Aleanca diskutoi si
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Belgjikë më 28 nëntor 2023/ Getty Images

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se në takimin e minsitrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt dje dhe sot në Bruksel është diskutuar edhe se si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.

“Aleanca e NATO-s është e bashkuar”, shkroi Blinken në plaftormën X, duke shtuar se kanë folur për shumë tema.

“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”., ka shkruan Blinken.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, në Bruksel kanë diskutuar tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Një përleshje e armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në muajin shtator në veri, nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikt në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi në prag të fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm se aleanca do të shqyrtojë shtimin e pranisë afatgjatë në rajon.

“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha sekretari Stoltenberg, i cili bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken vunë theksin te qëndrueshmëria në Ballkan.

Para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”.

Pak pas sulmit te grupit te armatosur, Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Serbia tërheqjen e menjëhershme te forcave serbe nga kufiri me Kosovën pasi kishin vërejtur një prani te shtuar përgjatë kufirit, që përfshinte artileri dhe njësi ushtarake te mekanizuara.

Beogradi reagoi duke ulur praninë e forcave ushtarake nga kufiri, ndërkohë që NATO-ja përforcoi me 1,000 trupa shtese forcën e saj paqeruajtëse ne Kosove, përforcimi me i madh i KFOR-it qe pas shpalljes se pavarësisë.

Misioni amerikan në NATO gjithashtu njoftoi në rrjetin X të njohur deri vonë si Twitter se aleanca “po ndërmerr hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u dha një mandat Forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për një mision paqeruajtës të paanshëm. KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe shumetnike”.

Ndërsa Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock, tha se në Ballkanin Perëndimor “paqja shpesh varet në fije të perit”, ndërsa paralajmëroi se Gjermania do të dërgojë vitin e ardhshëm 150 trupa shtesë, që do të shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

 

antony blinken