Kosova27 Maj 2023, 22:07

Kreu i ri i Komunës së Zveçanit gjen fotografinë e Putinit të varur në zyrë

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i ri i Komunës së Zveçanit gjen fotografinë e Putinit

Fotografia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është gjetur e varur në murin e zyrës së ish-kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviç.

KosovaPress ka siguruar fotografinë ku shihet xhami i thyer i kornizës në të cilën ndodhet fotografia e Putinit. Nuk dihet sesi është thyer e xhami dhe as nëse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrat e kryetarit të ri, Ilir Peci, sidomos pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Kujtojmë se Komuna e Zveçanit në vitin 2011 e pati shpallur Putinin, qytetar nderi.

putin zvecan komuna