Kosova27 Maj 2023, 18:20

Kongresmeni amerikan kundër Blinken: Gjuha ndaj Kosovës e papranueshme, nuk mund të sulmohet ashtu një shtet aleat

Shkruar nga Pamfleti

Kongresmeni amerikan kundër Blinken: Gjuha ndaj Kosovës e

Reagimi i djeshëm për situatën në Kosovë duket se ka ndarë politikën amerikane. Blinken dhe ambasadori reaguan shumë ashpër, duke bërë fajtor Kurtin për tensionet në Veri dhe madje kërcënuan se kjo ndikon te raportet mes dy vendeve.

Por kundër reagimit zyrtar ka dalë kongresmeni Richtie Torres. Ai ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken. Sipas tij, Kosova është aleat e SHBA dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme.

Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai.

 

kongresmeni shba kosova