Kosova27 Maj 2023, 14:57

​Kaosi në Veri, ambasadori turk: Dialogu, e vetmja rrugë për stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

​Kaosi në Veri, ambasadori turk: Dialogu, e vetmja rrugë për

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit ditën e djeshme.

Angili deklaroi se dialogu është e vetmja rrugë për të pasur stabilitet të qëndrueshëm në Prishtinë, duke shtuar se Turqia e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne besojmë se stabiliteti është shumë shumë i rëndësishëm jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin, dhe për të arritur një stabilitet të qëndrueshëm, ne besojmë se e vetmja rrugë është dialogu, kështu që ne mbështesim procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ne gjithashtu mbështesim të gjitha çështjet dhe problemet që duhet të zgjidhen me mjete paqësore.”, u shpreh ambasadori turk.

ambasadori turk veri kosove dialogu