TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Tetor 2023, 21:33

Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën, i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të suksesshme

Shkruar nga Pamfleti

Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën, i domosdoshëm për paqe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një diskutimi të organizuar nga një organizatë nga Mbretëria e Bashkaur me temën “Kapërcimi i ndarjes: një bisedë e guximshme”, tha se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për një paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të suksesshme.

I pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbot.

“Ajo është e drejtë individuale e viktimës dhe familjes dhe e drejtë kolektive, por obligim i shtetit dhe qeverisë që të sigurojë që kjo e drejtë të mundësohet dhe realizohet. Kjo do të thotë që institucionet kanë obligim të dokumentojnë krimet përmes instituteve e muzeve të cilat shërbejnë si instrumente të kujtesës kolektive për gjeneratat e ardhshme dhe që ndihmojnë në ngushëllimin e viktimave duke u siguruar atyre që dhimbjet e tyre nuk do të harrohen”, u shpreh Kurti.

Në lidhje me përgjegjësitë e institucioneve, kryeministri Kurti nënvizoi se janë në finalizim të Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, themelimit të Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë, teksa është rritur buxheti i Zyrës së Prokurorit Special në Departamentin e krimeve të luftës në mënyrë që të rriten kapacitetet njerëzore dhe profesionale.

“Kemi plotësuar kornizën ligjore që mundëson gjykimin në mungesë për krime të luftës në përputhje me standarde ndërkombëtare si dhe kemi dyfishuar numrin e hetuesve të krimeve të luftës në Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës”, tha Albin Kurti.

Dy çështje të tjera që kryeministri i Kosovës i veçoi në fjalën e tij dhe për të cilat tha se janë në fokusin e Qeverisë, janë dhuna seksuale gjatë luftës dhe të zhdukurit me dhunë.

 

albin kurti e kaluara takim

Lini një Përgjigje