Kosova28 Tetor 2023, 21:17

"Kurti luajti poker me Vuçiç-in", analisti: Borrell ishte armiku më i madh i Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

"Kurti luajti poker me Vuçiç-in", analisti: Borrell

Analisti Neritan Alibali, ka folur lidhur me takimet në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiçit në kuadër të planit për normalizimin e marrëdhënieve.

Alibali tha se kryeministri Kurti luajti poker, duke pranuar propozimin e BE-së dhe duke e mundur Vuçiçin me “blof”.

Ai shtoi se tashmë Kosova është në një pozitë më të mirë ndërkombëtarisht, pasi Borrell ka dalë në plan të dytë dhe për normalizimin e marrëdhënieve merren personalisht liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Kurti luajti poker me Vuçiçin. E mundi me blof, për ata që e njohin lojën e pokerit. Pse e them këtë? Kurti e vuri në vështirësi Vuçiçin përpara tre udhëheqësve të vendeve kryesore të Evropës. E sfidoi duke thënë “të vijë dhe Vuçiç pasi jam gati të firmos planin gjerman dhe marrëveshjen e Ohrit”, duke e nxjerrë në një pozicion bllokues.

Ka një ndryshim shumë të madh tani.

Nëse Evropa përpara Banjskës i besonte Borellit dhe Lajçakut, përfaqësuesit të dy vendeve që nuk e njohin Kosovën, Lajçaku ka votuar kundër Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa Borrellit o duket Kosova si Katalunja dhe Kurti si shefi i separatistëve, tani janë drejtuesit e tre vendeve të BE-së që e kanë njohur Kosovën dhe 3 vendeve të fuqishme të G7, që po merren me normalizimin e marrëdhënieve.

Çështja është këtu që pozicioni i Kosovës është shumë më i mirë se çfarë ka qenë më përpara. BE hoqi Borrellin, armikun më të madh të Kosovës tani dhe i vendosi Kosovën dhe Serbinë në pozita të barabarta. Më përpara akuzohej Kosova dhe vetëm Kosova”, tha Alibali për “Euronews Albania”.

kurti vucic analisti takim bruksel