TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Maj 2023, 07:34

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel, BE kërkon marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti
Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel, BE kërkon
Vuçiç dhe Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet ditën e sotme me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Pikë e parë e rendit të ditës pritet të jetë çështja e personave të zhdukur nga koha e luftës dhe më pas ajo e Asociacionit. Pritjet janë që dy udhëheqësit të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, si dhe të diskutojnë për draft-statutin e Asociacionit, të krijuar nga i ashtuquajturi Ekip Menaxhues.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se takimi i sotëm në Bruksel, në kuadër të dialogut do të ketë rëndësi të veçantë.

Lajçak ka thënë se është takuar me kryeministrin Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Delphi, për t'u përgatitur në detaje për këtë takim. 

I pyetur se si do të shkojë përpara procesi nëse nuk do të ketë përparim për themelimin e Asociacionit gjatë takimit të 2 majit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, PeterStano përsëriti se BE-ja pret që palët të zbatojnë obligimet që kanë marrë.

“Në përgjithësi ne nuk spekulojmë rreth asaj se çfarë do të ndodhë nëse diçka nuk ndodh. Ne presim që palët të jenë të përkushtuara për të zbatuar obligimet. E, formimi i Asociacionit është një obligim i qartë. Ne presim të lëvizim përpara dhe ne si lehtësues presim që të zbatohen obligimet që palët kanë marrë përsipër”, tha Stano.

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe u pajtuan gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re, që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët edhe si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh nga viti 2011.

Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Javën që shkoi, Chollet njoftoi se ka biseduar edhe me presidentin serb, Vuçiç, në lidhje me takimin e 2 majit. Ngjashëm tha se kanë folur për “nevojën urgjente” për të formuar Asociacionin.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Serbia vazhdimisht ka këmbëngulur në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

kurti vucic dialogu kosove-serbi

Lini një Përgjigje