Kosova13 Shkurt 2024, 07:37

Kush fshihet pas planit për atentat ndaj Albin Kurtit? Eksperti tregon prapaskenat: Informacioni nga shërbimet e huaja sekrete!  

Shkruar nga Pamfleti
Kush fshihet pas planit për atentat ndaj Albin Kurtit? Eksperti tregon
Albin Kurti

Tre ditë më parë mediat e Kosovës shpërndanë lajmin se kishte pasur një plan për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurtit gjatë vizitës së tij në Shkup.

Vetë Kurti konfirmoi lajmin, ndërsa kryeqyteti maqedonas u ‘blindua’ për sigurinë e tij.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala u shpreh se informacionet për një plan të tillë ndaj Kurtit kishin ardhur nga shërbime inteligjente të vendeve të huaja.

Sa i përket informacionit të dalë në publik shërbimet inteligjente të partnerëve tanë kanë patur informacione se në momentin që Kurti do zbriste në aeroport dhe do lëvizë drejt Shkupit do kishte atentat ndaj tij. Më pas nga këto agjenci mike është dhënë infomracioni ndaj autoriteteve të Kosovës.  Në momentin që informacionet kanë kaluar tek pala maqedonase janë shtuar forcat në dispozicion për të shoqëruar me eksortë kryeministrin e Kosovës”- u shpreh Shala.

Sipas tij një mundësia për një atentat të tillë lidhet me vendimet që Kurti ka marrë së fundmi si kryeministër i Kosovës duke ndaluar edhe dinarin serb që ishte mënyrë e financimit të grupeve kriminale në vend.

“Ne dimë se krerët institucionalë të Kosovës janë të atakuar nga strukturat serbe që nuk gjejnë metodë dhe mënyrë për të shprehur mllefin dhe për të penguar zhvillimin e Kosovës. Kryeministri ka marrë vendime që nuk janë në interes të Beogradit zyrtar dhe si rezultat ata që e kërcënojnë janë individë të ndërlidhur drejtpërdrejt me Serbinë”- shtoi eksperti i cili theksoi se në 48 orët e fundit janë marrë masa të rrepta sigurie për Kurtin.

I të njëjtit mendim ishte edhe politologu Nezir Kraki sa i takon autorësisë së këtij plani për atentat. Ai tha se një plan të tillë mund ta ketë vetëm Serbia në mënyrë që të arrijë qëllimet e saj politike dhe të eleminojë çdo pengesë.

Nëse ka plane që diçka e tillë të ndodhë mbrapa duhet të jetë aparati shtetëror serb, siç ishte në sulmin e kryer në Banjskë. Vuçiç është nga ata që ka glorifikuar edhe Millosheviçin. Kemi të bëjmë me kastën e fundit politike serbe që nuk kursen mjetet për të arritur qëllimet e saja politike. Ata nuk kanë pushtet për të marrë pushtet dhe për të qeverisur por qëllime të mbështjella me mite gjeografike”- u shpreh Kraki.

Politologu theksoi se pavarësisht se ky vendim i Kurtit për heqjen e dinarit duket i nxituar, koha i ka dhënë të drejtë edhe në vendim të tjera që ngjanin të tilla, si ai për ndalimin e përdorimit të targave serbe.

albin kurti plani per atentat