Kosova12 Shkurt 2024, 12:21

Mitsotakis takim me Vuçiçin: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar

Shkruar nga Pamfleti

Mitsotakis takim me Vuçiçin: Qëndrimi i Greqisë për

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur nga Beogradi se qëndrimi i Greqisë për Kosovën nuk do të ndryshojë.

“Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar”, tha Mitsotakis në një konferencë të përbashkët për shtyp, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave serbe, Mitsotakis tha se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

“Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithëve, ne po i ndjekim me shqetësim ngjarjet e muajve të fundit”, theksoi Mitsotakis.

Ndër të tjera, kryeministri i Greqisë nënvizoi mbështetjen e Athinës zyrtare për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

greqi kosova serbi