TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Maj 2024, 18:23

“Masat i heq BE, jo politikanët e Kosovës”/ Prishtina zyrtare reagon me dy foto pas deklaratave të Peter Stano!

Shkruar nga Pamfleti

“Masat i heq BE, jo politikanët e Kosovës”/ Prishtina

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.

Në përgjigje të deklaratës së Stanos, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka publikuar dy foto, që vërtetojnë përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE-ja.

Në një foto shihet përplasja e serbëve me trupat e KFOR-it, në fotografinë tjetër shihet kreu i  Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili shihet duke u futur në objektin e Komunës i papenguar nga askush.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, de-përshkallëzimi ka ndodhur dhe shton se si rezultat i kësaj masat duhet të hiqen.

Lini një Përgjigje