TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Dhjetor 2023, 19:05

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush është Naim Murseli që porositi vrasjen e gruas së tij

Shkruar nga Pamfleti

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush

Një prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli. Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova, i cili në deklaratën e tij para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.

Por kush është Naim Murseli?

Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “Facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin.

Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.

Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi, megjithatë nuk dihet se në çfarë drejtimi.

Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndryshme suedeze.

Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Naim Murseli ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të ka dy fëmijë.

Për Murselin sot ka folur edhe këshilltari kryesor i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj. Ai për Express ka thënë se Murseli ishte bërë pjesë e stafit të Pacollit por që zyrtarisht s’ka qenë këshilltar. Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale për shkak të njohurive që ka pasur në IT.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vrasjen e rëndë të një nëne të re. Na inkurajon fakti qe reagimi profesional dhe efikas i policisë ka qenë i menjëhershëm. Murseli ka qenë një djalë i ri është bërë pjesë e stafit të gjerë të z.Pacolli, por që zyrtarisht nuk ka qenë këshilltar i tij. E vërteta është se ka qenë asistent për rrjetet sociale për shkak të njohurive të IT qe ka pasur dhe i është dhënë mundësia nga ish presidenti Pacolli. Megjithatë rasti i rëndë që ka ndodhur duhet të zbardhet dhe përgjegjësit duhet ta marrin dënimin kapital”, ka thënë ai.

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush

Nga fotot me Ramën, Rita Orën dhe Dua Lipa te jeta luksoze, kush

naim murseli vrasje liridona

Lini një Përgjigje