Kosova11 Prill 2023, 10:30

Nis gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK, dëshmitarja e parë intervistohet në seancë të mbyllur

Shkruar nga Pamfleti

Nis gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK,

Në Hagë ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara.

Dëshmia e saj po zhvillohet në seancë të mbyllur.

Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.

Lluka Mishetiç, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar 14 orë kohë që t’i parashtrojë pyetje dëshmitares.

2 dëshmitarë të tjerë Prokurorisë Speciale do të dëgjohen ditën e sotme.

Sipas aktakuzës, pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte në periudhën Mars 1998 deri në Shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Transmetimi në publik i seancës me dëshmitarët bëhet me 45 minuta vonesë dhe sipas Gjykatës së Hagës, kjo ka të bëjë me çështje konfidenciale të brendshme sepse ndoshta ndonjë palë gabimisht zbulon ndonjë informatë konfidenciale gjatë procedurës dëgjimore.

hagë dëshmitarja e parë e prokurorisë