
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit e dakordësuar mes Kurtit dhe Vuçiçit është një një moment kyç të zbatimit të saj. Ai tha se pavarësisht se nuk është diçka e lehtë, tashmë është arritur në një pikë kur marrëveshja duhet të zbatohet.
“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, për asnjë moment nuk kam thënë se është diçka e lehtë dhe se do të jetë e lehtë, por mendoj se kemi arritur në një moment kyç në kuptimin që duhet të presim që diçka të ndodhë në aspektin e zbatimit”, u shpreh Hill.
Ai shtoi gjithashtu se zbatimi i marrëveshjes do të çoj Serbinë drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se SHBA mbështet fuqishëm bashkëpunimin në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe afrimit me BE-në.
“Është pjesë e procesit që do ta çojë Serbinë drejt një bashkëpunimi më të madh dhe përfundimisht në anëtarësimin e saj në BE. SHBA-ja mbështet fuqishëm procesin e bashkëpunimit në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe afrimit me BE-në”, tha ndër të tjera ambasadori amerikan.