TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 10:26

Sulmohen mediat në veri të Kosovës; dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Sulmohen mediat në veri të Kosovës; dy të plagosur

Ekipi një televizioni në Zveçan është sulmuar me gur nga serbët teksa po raportonin zhvillimet e fundit në këtë komunë.

Mësohet se disa persona të maskuar kanë hedhur gur drejt makinës që ishte në lëvizje dhe për pasojë janë lënduar një gazetar dhe një operator.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar për ekipet e mediave që po raportojnë nga veriu i vendit dhe për këtë arsye i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare të krijojnë kushte më të mira për ta.

Prej disa javësh, serbët po protestojnë duke kundërshtuar kështu hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviç dhe në Zubin Potok.

Situata u tensionua të premten e 26 majit kur kryetarët u detyruan të futen në zyrat e tyre nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe mbi 30 ushtarë të KFOR-it.

sulm media protestuesit kosove

Lini një Përgjigje