
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar në lidhje me anulimin e mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri Edi Rama të cilën e ka quajtur një situatë alarmuese.
Mbledhja pritej të zhvillohej ditën e nesërme në Gjakovë. Krasniqi është shprehur më tej se Kosova ka nevojë për Shqëpërinë më shumë se kurrë.
“ALARMUESE! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ka thënë se i ka propozuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një takim në një format më të ngushtë, ku do të merrnin pjesë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të brendshëm, ndërsa Kurti ka refuzuar.
Lini një Përgjigje