TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Maj 2025, 21:08

Opozita bllokon Kuvendin, Kurti: Të prapambetur, refuzojnë Albulenën sepse është grua

Shkruar nga Pamfleti

Opozita bllokon Kuvendin, Kurti: Të prapambetur, refuzojnë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e quajti mendësi arkaike atë që po bën opozita me bllokimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Ai u shpreh se gruan më të votuar nga populli i Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit e sulmojnë sepse është femër.

“Kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV-së nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore.

Gruaja që është votuar më së shumti nga populli i Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend që ta respektojnë popullin, e sulmojnë Albulenën”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, edhe kandidatja për kryetare – e cila është edhe më e votuara në zgjedhje – e quajti situatën shqetësuese, duke shpresuar për një zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese.

“Kjo situatë natyrisht që është brengosëse. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ajo.

Lini një Përgjigje