TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Maj 2025, 21:03

U plagos dy ditë më parë në Malin e Zi, ndërron jetë shqiptari nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

U plagos dy ditë më parë në Malin e Zi, ndërron

Shtetasi nga Kosova, Binak Kabashi, i cili u plagos rëndë dy netë më parë me armë zjarri pranë Kishës së Shën Gjergjit, poshtë kodrës së Goricës në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ka ndërruar jetë.

Lajmin e konfirmuan mediat nga Mali i Zi, por edhe ato nga Kosova, të cilat publikuan edhe dinamikën e ngjarjes.

Binak Kabashi u plagos me armë zjarri pas debatit që pati me një shtetas 23-vjeçar shqiptar me inicialet E.B.

Si pasojë e plagëve të marra, ai u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk arriti të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e të riut, Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës, e konfirmoi edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Lini një Përgjigje