TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Nëntor 2025, 13:16

"Opozita ka në dorë fatin e Qeverisë së re", Kurti: Të votohet Konjufca ose do të ketë zgjedhje në dhjetor

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita ka në dorë fatin e Qeverisë së re",

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se për Kosovën është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca për kryeministër se të shkohet në zgjedhje.

Ai tha se opozita ka në dorë 2 zgjedhje: ose ‘Kurti 2.5’ drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ drejt zgjedhjeve në prill. Sipas tij, “çfarëdo që të vendosë opozita do të pranohet por, duhet të bashkëpunojmë për të ecur përpara”.

“Meqenëse nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin (Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë) pa vonesë, me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit dhe opozita e ka në dorë ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill, cilado prej tyre për neve është e pranueshme, por le të bashkëpunojmë e të ecim përpara. Ne fituam zgjedhjet, por më shumë se zgjedhjet duam ta formojmë qeverinë, ne kemi 48 deputetë, dhe kemi më shumë deputetë se PDK e LDK bashkë”, tha Kurti për mediat.

Ai u shpreh se është më mirë që vendi të jetë një qeveri afatshkurtër deri në muajin prill dhe të votohet buxheti. Kurti e cilësoi ofertën për opozitën si “gjeneroze”, duke kujtuar se Vetëvendosje ka bërë lëvizje për të lehtësuar procesin.

“Për Republikën e Kosovës është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca dhe ta kemi një qeveri që e voton buxhetin, buxhetin për RTK-në, buxhetin për Prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun dhe të shkojmë në zgjedhje në prill për shkak se me kaq vështirësi 61 numra, për zgjedhje apo rizgjedhje të presidentit i kemi vështirë t’i bëjmë 80 deputetë në sallë, prandaj më mirë është ta kemi një qeveri afat shkurtët deri në muajin prill, por këtë nuk e vendosim vet, këtë e ka në dorë opozita. Është një ofertë gjeneroze, sepse së pari u zëvendësua, Albulena Haxhiu me Dimal Bashën dhe tani unë me Glauk Konjufcën, vetë ne kemi lëvizuar, ndërsa kemi fiksim dhe bllokim dhe njëlloj refuzimi as të logjikshëm as racional nga ana e subjekteve opozitare”, u shpreh Kurti.

Lini një Përgjigje