TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Nëntor 2025, 14:56

I mori jetën kunetërve, si e kërcënonte gruan autori: Po u ndave, do të vras familjen

Shkruar nga Pamfleti

I mori jetën kunetërve, si e kërcënonte gruan autori: Po u

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëllezër. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave.

Autori i dyshuar për vrasje fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot policia ka arritur ta arrestojë atë.

Dhunë e vazhdueshme, kërcënime ndaj familjarëve të saj: Kështu e mbante nën presion autorit i vrasjes së dyfishtë në Malishevë, bashkëshorten e tij.

Në prill të këtij viti, ndaj Astrit Isufit ka pasur akuzë për dhunë në familje e kanosje, shkruajnë mediat në Prishtinë, të cilat kanë zbuluar detaje të mëtejshme rreth ngjarjes tronditëse.

Sipas tyre, ndaj Isufit ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës që e dënonte për rrahjen dhe kërcënimin e të shoqes.

Ai u arrestua mëngjesin e  sotëm dhe autoritetet njoftuan se  do të paraqesin kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

I dyshuari ka qenë i plagosur nga armë zjarri; dyshimet se lëndimi i tij ka ardhur gjatë përleshjes me dy kunetërit, të cilëve më pas u mori jetën. Sherri që përfundoi në tragjedi duket ka nisur pas një konfrontimi verbal që ai ka pasur me viktimat e tij.

Isufi kishte shkuar të merrte gruan e tij e cila ishte për ngushëllime në shtëpinë e vëllezërve, pas vdekjes së babait të saj. Mësohet se i arrestuari kishte të kaluar kriminale.

 

 

Lini një Përgjigje