
Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës.
Me reagime të shumta që nga Presidentja e zyrtarë tjerë të shtetit është pritur ditëve të fundit informacioni se xhandarmëria serbe hyri në territor të Kosovës në veri, dhunoi një qytetar dhe u largua.
Por, kjo nuk është hera e vetme që forcat serbe së fundmi kanë kaluar në Kosovë.
Dukagjini posedon që nga mesi i tetorit një video sesi forcat serbe hyn në vend, saktësisht në fshatin Rakinicë, në afërsi të Orllanit të Podujevës.
Por, televizioni ka qenë në pritje të një konfirmimi për rastin nga Policia e Kosovës, pyetjet të cilëve u janë drejtuar që nga 20 tetori dhe ende nuk ka një përgjigje.
Megjithëkëtë, konfirmimin e krejt ngjarjes e ka bërë misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.
Lini një Përgjigje