TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Prill 2025, 08:35

Për herë të gjashtë, Kuvendi i Kosovës mblidhet për të zgjedhur kryetarin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Për herë të gjashtë, Kuvendi i Kosovës mblidhet

Seanca e gjashtë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet këtë të premte në orën 10:00.

Kjo do të jetë përpjekja e pestë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, që ka dështuar të konstituojë Kuvendin dhe të zgjedhë kryetarin e ri.

Në seancën e kaluar, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk mori mjaftueshëm vota, ashtu si në dy përpjekjet e kaluara.

Ajo mori vetëm 57 vota nga 61 të nevojshme, ndërkohë që kundër saj votuan 46 deputetë dhe 3 abstenuan nga Nisma Socialdemokrate.

Ky rezultat u përsërit në tri seanca, duke dëshmuar mungesën e mbështetjes nga opozita, e cila përfshin PDK, LDK dhe AAK. Deputetët nga Lista Serbe nuk morën pjesë në votim.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka të drejtën ekskluzive për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Megjithatë, në të tri tentimet e deritanishme, ata kanë dështuar ta zgjedhin Albulena Haxhiun në këtë post.

Pas këtij dështimi, shoqëria civile ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani të thërrasë një takim konsultativ me partitë parlamentare.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka deklaruar se nuk ka nevojë për një takim të tillë në seancën e sotme.

Lini një Përgjigje