TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Prill 2025, 11:22

Kuvendi i Kosovës në krizë, dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi i Kosovës në krizë, dështon sërish zgjedhja e
Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Albulena Haxhiu dështoi te zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo mori 57 vota pro, ndërsa kundër ishin 46 vota, partitë PDK, LDK dhe AAK.

Ndërsa abstenuan tre deputetë të Nismës.

Deputetët nga Lista Serbe nuk morën pjesë në votim fare.

Seanca konstituive pritet te vazhdojë të premten në orën 10:00.

Sot për të pestën herë radhazi u mbajt seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se shtyrja e saj erdhi pasi pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.

Gjatë seancës së 21 prillit, Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca u shpreh se partia nuk e shikonte të arsyeshëm faktin që të propozohej sërish Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

Ndaj për këtë çështje, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancën e 19 prillit u arrit të bëhej betimi i deputetëve të rinj duke lënë pas ngërçin e nisjes së kësaj legjislature të re.

Lini një Përgjigje