
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se zgjidhja e situatës në veri nuk varet vetëm nga Kosova.
Kurti ka shprehur gjithashtu se Serbia duhet të ndërpresë përkrahjen për policinë që ka shkaktuar protesta në veri dhe se përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj.
“Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”, shprehet Kurti për “Bloomberg”.
Albin Kurti ka bërë të qartë se pavarësisht presionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE, qeveria e tij nuk do tërhiqet. Madje ai i ka quajtur “të padrejta” kritikat e aleatëve.
Ai ka folur gjithashtu edhe për vendimin e SHBA-së për të përjashtuar FSK-në nga “Defender Europe 2023”, dhe thotë se nuk është mirë që Kosova të bullizohet.
“Nuk është në rregull të bullizosh Kosovën. Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si”, përfundon Albin Kurti.
Lini një Përgjigje