TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Maj 2023, 13:10

Përplasjet mes serbëve dhe policisë në Veri, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Situata duhet të qetësohet!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet mes serbëve dhe policisë në Veri, Ambasadori i

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka folur rreth tensioneve të djeshme në veri të Kosovës.

Minxhozi deklaroi se situata duhet ç’tensionuar, pasi kjo është në interes të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kemi të bëjmë me një situatë shumë të tensionuar në veri, e cila patjetër duhet ç’tensionuar, që do të ishte në interes të zhvillimit të dialogut dhe në interes si të Serbisë dhe të Kosovës, në mënyrë për t’i thirrur arsyes dhe për të ecur përpara”, tha Minxhozi.

Pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar dje nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se edhe një prej makinave është djegur.

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në institucionet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave në veri të vendit. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë komunave veriore janë lëshuar edhe alarmet, të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Ndërkohë, ndërkombëtarët kanë dënuar veprimet e Qeverisë Kosovës, duke kërkuar që të ulen tensionet.

veri kosove serbe ambasadori i shqiperise

Lini një Përgjigje