Kosova27 Maj 2023, 11:51

Mbyllet seanca e Këshillit të Sigurisë në Serbi, Vuçiç i vendosur: Do mbrojmë popullin, KFOR nuk bëri detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet seanca e Këshillit të Sigurisë në Serbi,

“Republika e Serbisë do të jetë e fortë dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”.

Është mbajtur sot seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kushtuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. 

Me anë të njoftimi, bëhet me dije se në seancë u theksua që komandanti i KFOR, nuk e ka kryer detyrën e tij në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe të mbrojë serbët në Kosovë.

Më tej, Serbia ka bërë me dije se do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtje të popullit të saj.

“U theksua se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, nuk e ka kryer punën e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që misioni të përmbushë funksionin dhe mandatin e tij, në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi. Republika e Serbisë do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj.”, thuhet në njoftim.

Seanca është paralajmëruar mbrëmjen e djeshme nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Pas seancës së sotme, Vuçiç tha se shteti do të jetë i vendosur dhe i palëkundur në mbrojtjen e popullit të tij në Kosovë dhe Metohi.

vucic keshilli i sigurise serbi