Kosova 8 Qershor 2023, 22:33

Plani “Rama” për Asocacionin/ Surroi: Problemi në Kosovë nuk është mungesa e draft-statuteve

Shkruar nga Pamfleti

Plani “Rama” për Asocacionin/ Surroi: Problemi në

Për publicistin Veton Surroi, problemi i tensioneve në Kosovë nuk është mungesa e draft-statuteve, por respekti i ndërsjellë i dy palëve të përfshira.

I pyetur në “Top Story” nga Grida Duma për propozimin e një drafti nga kryeministri Rama për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Surroi tha se nuk ka “arbitër” në këtë situatë.

U përpoqa ta kuptoja çka është. Thjesht nga perspektiva e mekanikës, nëse doni t’i ofroni një dokument pajtimi dikujt do të kishte qenë e udhës në një telefonatë a një takim me Kurtin. Nuk ekziston arbitri. Nëse një dokument i tillë i jepet president Macron dhe Scholz, zyrave të tyre, atëherë pos gjërave tjera ka hyrë në mekanikën e gabuar të hapave negociator.

Problemi nuk është mungesa e një draft-statute, problemi është pranimi i konceptit themelor franko-gjerman. Respekti i ndërsjellë i dy shteteve.  Në fund të fundit do e zgjidhin vet palët me ndërmjetësim”, tha Veton Surroi.

surroi rama