TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 20:30

Pse është alarmuar Moska pas dështimit të skenarëve destabilizues në veri të Kosovës?!

Shkruar nga Pamfleti
Pse është alarmuar Moska pas dështimit të skenarëve
Maria Zakharova

Rusia ka reaguar 3 herë sot mbi ngjarjet e djeshme në Kosovë, duke ngritur shumë pikëpyetje...

Rusinë duket se nuk e mban vendi pas dështimit të planit për destabilizimin e veriut të Kosovës. Dje bandat serbe hapën zjarr ndaj policisë dhe vranë një efektiv, ndërsa 4 prej tyre u vranë dhe 6 të tjerë u arrestuan. Policia gjeti një arsenal gjigand armësh, duke dëshmuar se ishte planifikuar një skenar ogurzi.

Por pas dështimit të këtij plani, Rusia ka reaguar 3 herë sot, duke ngritur shumë pikëpyetje. Në manastir u gjetën dhe dokumente ruse, teksa ka pasur zëra se mund të ketë qenë një skenar i Moskës. Fakti që sot Kremlini nuk ka reshtur së reaguari, ngre dyshime.

Fillimisht ishte Peskov që reagoi, ndërsa më pas ambasadori rus në Beograd. Sot pasdite ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova. Ajo tha se arsyeja e gjakderdhjes në veri të Kosovës është Albin Kurti. Ajo ka deklaruar se Kurti po tenton të pastrojë territorin nga serbët.

Gjakderdhja e djeshme është pasojë e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme e kursit të të ashtuquajturit “kryeministër” Albin Kurti, me qëllim të ndezjes së konfliktit dhe pastrimit të territorit nga serbët.

Duke e përshkallëzuar situatën, ai tenton të rrisë presionin e perëndimit mbi udhëheqjen e Serbisë për të detyruar Beogradin të njohë "pavarësinë" e Kosovës. Por këto janë një lojë e vazhdueshme me zjarrin, e cila, siç mund ta shohim, kushton shumë shtrenjtë. Kjo e çon të gjithë rajonin e Ballkanit në një skaj të rrezikshëm”, tha Zaharova.

Më herët ishte ambasadori serb në Beograd, i cili akuzoi KFOR-in se është përgjegjës për vrasjen e serbëve. Rusisë nuk i ka pëlqyer fakti që u fut në manastir policia e Kosovës, e cila nuk toleroi asnjë bandit.

Dje dukej qartë se ishte një plan më i gjerë se aq. Numri i madh i armatimeve tregon se ishte menduar një skenar destabilizimi. Armët ishin moderne dhe një grup kriminal nuk i zotëronte dot pa ndërhyrje shtetërore. Rusia është akuzuar shpesh se do destabilizim në Ballkan, teksa Vuçiç po i del nga rreshti. Nuk mund të themi se ata kanë lidhje me aktin dje, por duke qartë se janë mërzitur shumë që e gjitha mori fund. /Pamfleti

 

rusia kosova

Lini një Përgjigje