TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2023, 13:05

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Kremlini: Serbët u provokuan, situata është e rrezikshme!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri të Kosovës, reagon Kremlini: Serbët u
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në veri të Kosovës, ka reaguar Kremlini zyrtar i cili u shpreh se po vëzhgon nga afër gjendjen.

Rusia nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë.

Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve... gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për media të hënën.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta kulturore dhe fetare.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla në një intervistë për RTK ka deklaruar se disa prej  personave që sulmuan policinë janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” organizatë serbe e shpallur terroriste nga qeveria. Gjithashtu bëri të ditur se në automjetet e grupit të armatosur janë gjetur edhe dokumenta ruse.

Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur  kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

tensionet në veri të kosovës rusia

Lini një Përgjigje