TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Shkurt 2025, 12:28

Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Gjakovë/ Ishin duke luajtur, momenti kur shembet banesa dhe zë poshtë 3 të miturit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Gjakovë/ Ishin duke luajtur,

Humbja e jetëve të tre fëmijëve nga shembja e një godine të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës, ka tronditur të gjithë vendin.

Policia bëri të ditur se ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar shembjen e këtij objekti.

Së fundi në media janë publikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së objektit të pabanuar.

Nga këto pamje shihet se shembja e tij ka ndodhur rreth orës 16:35, ndërkaq viktimat janë gjetur diku pas katër orëve.

Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.

“Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.

Ai tregoi se duke i telefonuar, kanë dëgjuar dirdhjen e telefonave nën rrënoja.

“T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shtoi ai.

Lidhur me këtë rast tragjikë kanë reaguar krerët e institucioneve dhe partive politike, duke kërkuar hetim të plotë.

 

 

Lini një Përgjigje