Kosova25 Shtator 2023, 22:27

Publikohen pamjet, ja lëvizjet e agresorëve serbë në manastir pas vrasjes së policit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, ja lëvizjet e agresorëve serbë në

Publikohen pamjet e plota të situatës në manastirin e Banjskës pak para se të niste shkëmbimi i zjarrit. Siç shihet në një video të sapopublikuar, grupi kriminal në formacion ushtark futet në manastir dhe zënë pozicione lufte pasi kishin vrarë policin e Kosovës.

Po ashtu shihen dhe momentet kur ata lëvizin me makina dhe blinda. Gjithashtu ata lëvizin maleve. Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press”.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur dhe me uniforma serbe u rrethuan në fshatin Banjskë.

Policia u sulmua në vazhdimësi nga agresorët. Nga aksioni deri tani janë konfirmuar 4 sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë arrestuar gjashtë persona, dy prej tyre me uniformë dhe katër që dyshohen për lidhje me grupin.