Kosova25 Shtator 2023, 22:19

Arrestohen edhe dy serbë të tjerë në Banjskë, dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit të armatosur

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohen edhe dy serbë të tjerë në Banjskë, dyshohet

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë të dyshuar se ishin të përfshirë në sulmin terroristë të së dielës.

Ata janë arrestuar  në një hotel në fshatin Banjskë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se nga persona janë konfiskuar edhe armë.

Elshani ka shtuar se hetimet për rastin janë duke vazhduar pasi armët e gjetura lidhen me grupin e personave që sulmuan të dielën Policinë e Kosovës nga Manastiri i Bansjskës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.