Kosova 4 Dhjetor 2023, 19:17

“Punonte te kompania më e madhe e sigurimeve”, avokatja nga Suedia zbulon detajet: Naimi do të përfitonte 850 mijë euro nga vdekja e Liridonës

Shkruar nga Pamfleti

“Punonte te kompania më e madhe e sigurimeve”, avokatja nga

Arlinda Loncari, avokatja kosovare që punon në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë e Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj – Murseli.

Duke iu referuar mediave suedeze, Loncari tha se Naim Murseli ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”.

Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një policë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes. Ajo tregoi se polica më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë kronave suedeze, që korrespondon me afërsisht 850 mijë euro.

Këto para do të shkonin drejt bashkëshortit dhe fëmijëve, me bashkëshortin si përfituesin e parë në bazë të dokumenteve të policës.

Në qoftë se nuk do ishte bërë zbardhja e faktit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast paratë do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, varet se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha Loncari për ATV.

Ajo thekson pasojat në rast se përfundimi i hetimit do të ishte në favor të bashkëshortit nën dyshim, duke e bërë këtë çështje edhe më të ndërlikuar dhe duke shtuar një motiv të mundshëm financiar pas vrasjes së Liridonës.

Avokatja Loncari ka folur edhe për fëmijët e Liridonës. Sipas saj, në raste të tilla fëmijët merren nga qendrat sociale në Suedi.

Domethënë në qoftë se fëmijët tash kur të mbërrijnë në Suedi, do të merren menjëherë nga qendra sociale dhe ata do të vetë do të fillojnë një hetim në lidhje me vendosjen e fëmijëve në një familje tjetër dhe gjithashtu në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe çfarë ndihme kanë nevojë fëmijët për shkak të kësaj që fëmijët kanë parë dhe kanë përjetuar”, tha Loncari.