Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Financave që t’i jepen 50 mijë familjes së policit të vrarë në Banjskë, rreshterit Afrim Bunjaku.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këtë vendim do të mundohen sado pak t’i ndihmojnë bashkëshortes së rreshterit Bunjaku, vajzës dhe dy djemve të tij.
“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Afrim Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi të armatosur nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Qeveria e Kosovës gjithashtu e ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmuesit serbë të dielën në veri.
Lini një Përgjigje