Kosova18 Qershor 2023, 13:29

Samiti në Berlin, Osmani pas takimit me Scholz: Diskutuam mbi hapat e nevojshëm për të ecur përpara

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Berlin, Osmani pas takimit me Scholz: Diskutuam mbi hapat e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se gjatë një bisede me kancelarin gjerman Olaf Scholz është diskutuar për hapat e nevojshëm për të ecur përpara.

Gjatë samitit të mbajtur ditën e sotme në Berlin, Osmani kujtoi rrëmbimin e 3 policëve në veri dhe falenderoi kancelarin gjerman për mbështetjen e tij dhe qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e efektivëve.

“Në Berlin, gjithashtu pata mundësinë të angazhohesha në një shkëmbim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara. Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, shkruan Presidentja e Kosovës në Twitter.

Ndërsa për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është koha të ulemi e të diskutojmë me partnerët ndërkombëtarë.

osmani takim scholtz diskutim