Kosova 6 Tetor 2023, 11:06

Samiti në Spanjë, Osmani takim me kryeministrin holandez: Serbisë t’i kërkohet llogari për aktin terrorist kundër Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Spanjë, Osmani takim me kryeministrin holandez: Serbisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin në Granada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të vendeve evropiane.

Në një postim të bërë në X, ajo bën të ditur se në vazhdën e takimeve me liderët evropianë ka takuar edhe kryeministrin holandez, Mark Rutte.

Në takimin e komunitetin politik evropian pata një bisedë me kryeministrin holandez, Mark Rutte mbi situatën e sigurisë në vendin tonë.

Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, shkruan Osmani.

Sot po vazhdon dita e dytë e samitit të liderëve evropianë. Presidentja Osmani ditën e djeshme takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, etj.

Në nisje të këtij samiti, Osmani ka bërë të qartë se nuk do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pa u vendosur sanksionet ndaj Serbisë.

 

vjosa osmani takim samit spanje vucic