Kosova30 Maj 2023, 16:41

SHBA ja “mbledh” Kurtit, i vë dy kërkesa në tryezë: Nëse nuk pranohen, do ndërmarrim masa

Shkruar nga Pamfleti

SHBA ja “mbledh” Kurtit, i vë dy kërkesa në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë dy kërkesa në tavolinë Albin Kurtit, i cili nëse nuk i pranon do të përballet me pasoja.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar që krerët e rinj të mos punojnë në ndërtesat e komunave dhe të largohen efektivët e policisë nga objektet në veri.

Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen vendet alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre”, ka thënë Hovenier.

Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesa, e cila ka hyrë me forcë, është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që të tërheqë policinë nga këto tri ndërtesa komunale”, tha ai.

Sipas Hovenierit, marrja e këtyre dy veprimeve do të ndihmojë në ulje të tensioneve. Ai sot njoftoi se Kosova është përjashtuar nga “Defender 23”, teksa paralajmëroi të tjera pasoja nëse nuk ka reflektim. “Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Prandaj, ne po shqyrtojmë se çfarë do të jenë veprimet tona të tjera”, tha ai.

shba kosov kurti