
Pak ditë më parë pati valë reagimesh nga SHBA, duke e paralajmëruar disa herë kryeministrin e Kosovës. Si duket tani Uashingtoni është hedhur në veprim...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ndërmarrjen e ‘sanksioneve’ ndaj Kosovës pas tensioneve në veri.
Reagimet e Uashingtonit kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra mbi ata që po ndodh në 3 komunat e veriut, duke paralajmëruar se raportet mes dy vendeve nuk do të jenë më si më parë. Dhe duket se SHBA ka hedhur një hap para, duke ja bërë të qartë Kurtit se nuk luan dot me ta.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar anulimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet ‘Defender Europe 2023’.
“Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës. Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar”, tha Hovenier.
Ai sqaroi se vendimi vjen si reagim për ata që po ndodh në Veri, pasi qeveria e Kosovës ka vepruar kundër udhëzimeve të dhëna nga SHBA dhe vendet aleate. Hovenier tha se SHBA-ja po mendon edhe për sanksione të tjera nëse nuk ka reflektim. “Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Prandaj, ne po shqyrtojmë se çfarë do të jenë veprimet tona të tjera”, tha ai.
Më tej ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë dy kërkesa në tavolinë Albin Kurtit, i cili nëse nuk i pranon do të përballet me pasoja.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar që krerët e rinj të mos punojnë në ndërtesat e komunave dhe të largohen efektivët e policisë nga objektet në veri.
“Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen vendet alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre”, ka thënë Hovenier.
“Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesa, e cila ka hyrë me forcë, është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që të tërheqë policinë nga këto tri ndërtesa komunale”, tha ai.
Shtetet e QUINT-it kërkuan që të mos bëhej asnjë futje me dhunë në komuna, por Kurti e refuzoi kërkesën e tyre dhe që prej të premtes situata është acaruar ndjeshëm.
Pak ditë më parë pati valë reagimesh nga SHBA, duke e paralajmëruar disa herë kryeministrin e Kosovës. Vetë kreu i DASH, Antony Blinken bëri atë përgjegjës për dhunën.
Lini një Përgjigje