TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Maj 2023, 09:09

SHBA ultimatum Prishtinës: Zbatoni marrëveshjen e plotë Kosovë-Serbi, përfshirë formimin e Asociacionit

Shkruar nga Pamfleti
SHBA ultimatum Prishtinës: Zbatoni marrëveshjen e plotë
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës Albina Kurti dhe drejtoreshën e USAID-it, Samantha Power, ka ripërsëritur rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arriturra nga dialogu Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hovenier u shpreh se me rëndësi është edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Bisedë e frytshme me Administratorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power dhe kryeministrin Albin Kurti. I inkurajuar për të parë lëvizjen e vazhdueshme përpara të Kosovës, veçanërisht kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Ne ritheksuam rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arrita përmes dialogut, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi ai në Twitter.

shba dialogu kosovë-serbi

Lini një Përgjigje