TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Qershor 2023, 12:55

Situata në veri, flet zëdhënësi i NATO gjatë luftës në Kosovë: Serbia duhet të heqë menjëherë ushtrinë nga kufiri

Shkruar nga Pamfleti
Situata në veri, flet zëdhënësi i NATO gjatë
Ish-zëdhënës i NATO-s, Jamie Shea

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë thotë se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

Ai e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që siç tha është çështje e brendshme e Kosovës.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai tha një intervistë për Euronews Albania.

Ndërkohë ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  i ka thënë të dielën transmetuesit britanik BBC, se nuk mund të bëjë kompromis me republikën demokratike, dhe se ndërtesat komunale në tri komunat në veri – Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan – janë asete të Republikës së Kosovës.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Pjesëtarë të komunitetit serb i kanë bojkotuar zgjedhjet e prillit, të cilat i kanë fituar kandidatët shqiptarë. Më 29 Maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë.

Përgjatë bisedës, Kurti e ka pranuar se kryetarët e rinj kanë legjitimitet të zbehtë, por ka thënë se, megjithatë, “të tjerët nuk kanë aspak”. Faktori ndërkombëtar e ka shtuar presionin ndaj Qeverisë së Kosovës, duke i kërkuar tërheqjen e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë dhënë shenja se mund të organizohen zgjedhje të reja.

Kurti është pyetur edhe për qëndrimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me vendimet e tij dhe nëse ai është i shqetësuar nga diçka e tillë.

Ai ka thënë se Kosova i konsideron Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, dhe aleatët e Perëndimit si “aleatë të domosdoshëm, dhe që ua ka borxh çlirimin dhe pavarësinë”.

“Por, ne nuk mund t’ia dorëzojmë republikën tonë demokratike një milicie fashiste, e cila paguhet nga një autokrat në Beograd”.

jamie shea nato kosova

Lini një Përgjigje