Kosova13 Nëntor 2023, 14:30

Takimi në Bruksel, Borell: Ka një pengesë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Bruksel, Borell: Ka një pengesë në negociatat mes

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, para takimit me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor ka theksuar se ka pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Por ai shprehet se Ukraina do të sjellë dinamikë për integrimet.

“Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e një procesi negociues me Ukrainën. Kjo do të shkaktojë një ortek të vendeve të tjera që duan të anëtarësohen. Ka një pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por dinamika që do të iniciojë Ukraina do të ndikojë në të gjithë vendet kandidate që aktualisht presin radhën e tyre në procesin e negociatave”, tha Borrell.

Ai gjithashtu tha se në takimin me ministrat e jashtëm do të diskutojë për raportin e miratuar së fundmi për zgjerimin e Komisionit Evropian. Borrell gjithashtu theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

be takim bruksel borrell negociata kosove serbi