Kosova28 Tetor 2023, 21:48

Takimi në Bruksel, eksperti: Kurti ekspozoi faktin se Vuçiç mbajti qëllimisht konfliktin e ngrirë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Bruksel, eksperti: Kurti ekspozoi faktin se Vuçiç

Redion Qiriazi, ekspert për çështjet e sigurisë tha se takimi i fundit në Bruksel ishte një zhvillim pozitiv që i forcoi pozitat e Kosovës.

Sipas tij, Kurti arriti të ekspozonte faktin se Vuçiç është problemi, si njeriu më jetëgjatë në pushtet në Serbi, që ka mbajtur konfliktin të ngirë qëllimisht.

“Kurti pas tentativave të pafundme me Vuçiç, që përballë ndërkombëtareve thotë pro dhe kur vjen puna tek firmosja tërhiqet, e ka kuptuar që presidenti i Serbisë kurrë nuk do të firmoste një marrëveshje, edhe nëse Kurti do të thoshte ‘ma sillni këtu se do firmos’. Në një farë mënyrë ai ka arritur ta ekspozojë para ndërkombëtarëve faktin që Vuçiç është problemi. Ajo që duhet të bëhet është që duhet të artikulohet gjithnjë e më shumë që Vuçiç është problemi, që e ka mbajtur këtë konflikt të ngrirë qëllimisht. Ai është problemi qoftë për lidhjen me krimin e organizuar, Vuçiç është problemi dhe njeriu që po i krijon problemet. Nga ana tjetër, Kosova duhet të ketë disa kërkesa më specifike, siç është njohja nga 5 shtetet që ende s’e kanë njohur”, tha Qiriazi për “Euronews Albania”.

kurti eksperti vucic takim bruksel