TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Shtator 2025, 21:01

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, raportohet për një viktimë

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, raportohet për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Llapashticë të Podujevës në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë pak minuta pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 19:30 është pranuar një informacion për të shtëna në zonë.


Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë hasur një burrë pa shenja jete.

“Ekipet mjekësore kanë konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimës, i cili është mashkull,” ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm të krimit.

Lini një Përgjigje