
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Pejë. Mësohet se si pasojë e një aksidenti trafiku, katër persona kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se tre prej pacientëve janë në gjendje të lehtë dhe po marrin trajtim nga ekipi mjekësor, ndërsa një person tjetër është në gjendje më të rëndë dhe është duke marrë kujdes intensiv.
“Pacienti që ndodhet në gjendje të rëndë është në proces të ekzaminimit dhe trajtimit nga ekipi i kujdesit intensiv”, njoftoi spitali.
Stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është angazhuar maksimalisht për ofrimin e trajtimit të nevojshëm për të gjithë të lënduarit. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje