TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shtator 2025, 14:21

Nga 5 deri në 30 shtator, Kushtetuesja ndalon Kuvendin e Kosovës për krijimin e Qeverisë së re

Shkruar nga Pamfleti

Nga 5 deri në 30 shtator, Kushtetuesja ndalon Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme, e cila ndalon deputetët të ndërmarrin veprime dhe gjithashtu ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas vendimit, masa do të jetë në fuqi nga 5 shtatori deri më 30 shtator.

Kjo masë u vendos nga Gjykata në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kushtetuesja theksoi se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme pasi ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

Lini një Përgjigje