Kosova22 Maj 2024, 22:42

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagosen tre persona të së njëjtës familje

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagosen tre persona

Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pejë.

Personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës.

Raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

“Ka ndodhur një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Ersan Qavolli për mediat vendase.

Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e gjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi.