Kosova21 Maj 2024, 17:42

Escobar: Mbetemi shumë pro Kosovës, të forcojmë raportet mes dy vendeve

Shkruar nga Pamfleti

Escobar: Mbetemi shumë pro Kosovës, të forcojmë raportet mes

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor,  Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për Atlantic Council, ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një raport të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo lidhje është e pandryshueshme.

Mbetemi shumë pro-Kosovës dhe kudo që kam udhëtuar kam ndjerë një ndjenjë të ngrohtë reciprociteti, ata janë shumë pro-amerikan, gjë që forcon dhe stabilizon marrëdhëniet tona”, u shpreh ai.

Escobar përmendi sfidat që kanë hasur të dy vendet në lidhje me politikën rajonale dhe bashkëpunimin për të avancuar interesat kombëtare të Kosovës.

Unë kam shpresë të madhe që raportet tona do të vazhdojnë të forcohen. Dhe mund të them me bindje që ka një vullnet të pastër, jo vetëm në SHBA por edhe në brendësi të QUINT-it, për të përmirësuar dhe zgjeruar këtë marrëdhënie”, pohoi diplomati amerikan.

Ndërkohë, Escobar gjithashtu njoftoi se së shpejti do të marrë përsipër një detyrë të re brenda diplomacisë Amerikane.