TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Mars 2026, 11:44

Urdhëroi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli përballet me foton e Liridonës në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti
Urdhëroi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli përballet me foton
Naim Murseli në gjyq

Naim Murseli ka parë sot në sallën e gjyqit fotografinë e bashkëshortes së tij, e cila u ekzekutua me armë zjarri në makinë, një ngjarje për të cilën ai dyshohet si urdhërues.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Gjatë seancës, Murseli deklaroi se personi që ai e përshkroi si grabitës kishte kërkuar vetëm telefonat dhe paratë.

“Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Ata kanë dalë nga dera e njëjtë”, u shpreh ai.

Ndër provat e paraqitura në sallë ishin edhe imazhe të lodrave të fëmijëve të mbetura në vendngjarje. Trupi gjykues vijoi me pyetjet ndaj Murselit, duke u ndalur te deklaratat e tij lidhur me blerjen e armës nga i akuzuari Granit Plava.

“Ai tha që e shet dyfish të nesërmen. Kjo ishte arsyeja, me atë qëllim e kam blerë. Hiç asnjë përfitim nuk e kisha pasë nëse e kish shitë dyfish. Vetëm m’i ndihmu, sepse ishte bashkëfshatar i imi dhe shok i Kushtrimit. Nuk e kam ditë gjendjen ekonomike të tij”, deklaroi Murseli.

I pyetur nëse kishte dijeni se me të njëjtën armë ishte vrarë bashkëshortja e tij, ai u përgjigj shkurt: “Po”.

Urdhëroi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli përballet me foton

Lini një Përgjigje